Ish deputetja ia publikon një foto sa një milion fjalë, kundërpërgjigjet Erleta Hoti - Bota Sot
Ish deputetja ia publikon një foto sa një milion fjalë, kundërpërgjigjet Erleta Hoti

Aktuale

Ish deputetja ia publikon një foto sa një milion fjalë, kundërpërgjigjet Erleta Hoti

Nga: G.B Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 09:49
Erleta Hoti

Ish deputetja e Kuvendit në Republikën e Kosovës Labinotë Demi Murtezi ka reaguar ndaj bijës së Ukshin Hotit, ish gazetares Erleta Hoti i cili me disa publikime antiIslame së fundi ka nxitë reagime të ashpra në opinion.

Labinota në fakt ka postuar një foto të babait të Erleta Hotit, që shihet me prindërit e tij, ku nëna e patriotit Ukshin Hoti e cila ishte me mbulesë Islame.

Pas kësaj, ka reaguar Erleta Hoti, e cila ka thënë se e ka lënë pa fjalë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se në Kuvend po mungon edhe ndonjë prift a motër nderi.

“Mjera un se me le pa fjale. Ne kuvend po mungojne edhe ndonje prift me rroba priftash, ndonje moter nderi e veshur njejte, ca Deshmitare Jahovite, nje Pop me veshje perkatese. Pse jo edhe ndonje budist i veshur sipas religjionit te tij”, ka shkruar ajo në Facebook.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...