Polemikat serbe rreth Kosovës, Popoviq: E gjithë Kosova është Serbi, as një metër më pak

Aktuale

Polemikat serbe rreth Kosovës, Popoviq: E gjithë Kosova është Serbi, as një metër më pak

Nga: F.B. Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 09:54
Nenad Popoviç dhe Ivica Daçiq

Ministri Nenad Popoviç, pse rri në Qeveri nëse nuk pajtohet me propozimin e presidentit Aleksandar Vuçiq rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ka thënë dje ministri Daçiq kur përmendi “caktimin e kufijve” si zgjidhje për Kosovën, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Ndërkohë Popoviç rreth kësaj ka theksuar se "asnjë politikë tjetër nuk mbështes përveç asaj të arritjes së kompromisit  në kuadër të Kushtetutës së Serbisë dhe rezolutës 1244 të KS dhe OKB, qeveria asnjëherë nuk ka”.

Rreth kësaj presidenti Vuçiq po ashtu ka theksuar se “respekt për atë që thotë, po pse nuk e ruajti ai Kosovën në vitin 2008, kur shqiptarët e shpallën pavarësinë , që ishte shkelje direkt e Kushtetutës dhe shteti asgjë nuk bëri asgjë, ndërsa tash na ndajnë mençuri për Kushtetutën”.

Daçiq ka thënë se ka disa ide rreth Kosovës, po aktualisht ato nuk janë në tavolinë.

“Qytetarët për propozimet e zgjidhjes së çështjes së Kosovës do të deklarohen me referendum. Pushtetit të tashmë nuk i është lënë asgjë nga bisedimet me Prishtinën, sepse ata që më herët biseduan kanë thënë se Kushtetuta e Serbisë zgjedh çdo gjë”.

Ministri Popoviç ka thënë dje se “e gjithë Kosova është Serbi, as një metër më pak".

“Më vjen mirë që Daçiq për 24 orë ndryshoi mendimin rreth idesë së ‘caktimit të kufijve’, kështu që nuk thotë më se kjo është propozim zyrtar por propozim i disa zyrtarëve. Për dallim nga Daçiq që ishte në të gjitha pushtetet e Millosheviqit, unë nuk kam nevojë të jem me çdo kusht në pushtet. Të përkujtoj se në 2010 kur ishte nën kryetar i qeverisë ka marr vendim Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që legalizoi secesionin e Kosovës, ndërsa unë pata votuar kundër”.

Në mbledhjen e qeverisë, si mëson gazeta nuk është hapur fare kjo temë e debatit, mbledhja u drejtua nga Daçiq por nuk ka pasur polemikë apo debat rreth Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat