Thaçi largon nga dekoratat vulën presidenciale të trashëguar nga Presidenti Ibrahim Rugova

Aktuale

Thaçi largon nga dekoratat vulën presidenciale të trashëguar nga Presidenti Ibrahim Rugova

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 11:51
Presidentit historik, Ibrahim Rugova

Vula presidenciale e ish-Presidentit historik, Ibrahim Rugova është hequr nga dekoratat dhe komunikimet me ndërkombëtar qysh kur në krye të presidencës ka ardhur Hashim Thaçi.

Ndonëse vula me flamurin dardan ende qëndron në krye të uebfaqes zyrtare të presidencës dhe në komunikata të dërguara mediave, ajo nuk figuron edhe në letrën zyrtare të Thaçit dërguar presidentit amerikan, Donald Trump por as në çmimet dhe dekoratat që ua ka ndarë personaliteteve të ndryshme kohët e fundit.

Vula e ish-Presidentit Rugova e cila ishte dizajnuar qysh në vitin 1992 ku për bazë e ka flamurin dardan, është hequr edhe nëpër aktivitetet e presidentit të tanishëm.

Indeksonline ka bërë një hulumtim rreth kësaj çështje dhe ka vërejtur se vula e presidentit Rugova nuk është më nëpër të gjitha modelet e dekoratave, mirënjohjet, medalje, çmimet dhe titujt e nderit që shpërndan Presidenti Hashim Thaçi kohëve të fundit

Që nga viti i kaluar dekoratat presidenciale janë ndryshuar dhe janë ridizajnuar tërësisht, aty nuk figuron më vula e ish-Presidentit Rugova dhe detaje të tjera që korrespondonin me titujt çmimeve që jep presidenti.

Image
Dekorata e ndarë për Gjergj Dedaj

Në dekoratat e mëparshme të dhëna nga ish-Presidentët: Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, siç shihet edhe në fotot e mëposhtme ku janë dhënë titujt si: Urdhri “Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari”, Urdhri “Hero i Kosovës”, “Urdhri i Lirisë” etj, krahas portreteve si ai i Skënderbeut, Adem Jasharit etj, ishte e stampuar edhe vula e ish-Presidentit Rugova.

Ndërsa në dekoratat e reja këto simbole janë hequr tërësisht madje edhe portretet e heronjve kombëtarë nuk figurojnë më.

Në modelet e reja siç shihet edhe në disa foto të siguruara figuron vetëm stema e Republikës së Kosovës, titulli i çmimit dhe emri i personalitetit që i është dekoruar.

Image
Dekorata për Blerina Kllokoqi-Rugova

Ditë më parë Presidenti Hashim Thaçi kishte dekoruar edhe të renë e ish-presidentit Rugova znj. Blerina Kllokoqi Rugova me medaljen presidenciale të meritave për kontributin e dhënë në fushën e modës. Siç shihet edhe në foton e publikuar në facebook nga presidenti në dekoratë nuk figuron vula e ish-Presidentit, Ibrahim Rugova.

Presidenca e Kosovës kishte krijuar edhe “Urdhrin Ibrahim Rugova” kjo dekoratë ishte e dizajnuar me portretin e ish-presidentit dhe vulën përkatëse, me këtë çmim ishin nderuar personalitete të ndryshme që i kishin kontribuar ndërtimit të paqes si Princi Charls, ish-ambasadori amerikan Christopher Dell, etj.

Image
Ish ambasadori amerikan, Christopher Dell i dekoruar nga ish Presidentja Atifete Jahjaga

Me këtë çmim Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në tetor 2017 e kishte dekororuar ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy siç shihet edhe në foton aty mungon jo vetëm vula e ish-Presidentit Rugova por nga ky çmim është hequr edhe portreti i ish-presidentit Rugova.

Image
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, i dekoruar nga Presidenti Thaçi

Të pyetur në presidencë se kur janë ridizajnuar këto dekorata dhe a kanë kaluar nëpër ndonjë procedurë këto ndryshime, mirëpo as pas dy ditë pritje nuk ka marrë përgjigje. Zyrtarët e presidencës nuk janë përgjigjur as përmes telefonit.

Presidenti Hashim Thaçi vendimin për ndryshimin e dekoratave e kishte bërë përmes një rregulloreje të re “RREGULLORE (P) NR. 04/2016 PËR LLOJET E DEKORATAVE DHE PROCEDURAT PËR DHËNIEN DHE REVOKIMIN E TYRE” e cila është nënshkruar nga Presidenti Thaçi me datë 21 dhjetor 2017. Në nenin 36 të kësaj rregullore në pikën 5 thuhet se: Presidenti vendos për modelin e dekoratës përkatëse.

Image

Vula e ish-Presidentit Rugova është hequr edhe në ID-kartat e gazetarëve të cilët janë akredituar për vitin 2019 për dallim prej viteve të kaluara që kishte qenë e vendosur në bexhat e gazetarëve të akredituar në presidencë.

Image

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në dy vitet e fundit ka ndarë me qindra çmime për personalitete të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, madje ai ka marrë kritika të ndryshme nga opinioni publik për shkak se ndarja kaq e madhe e dekoratave po ja humb vlerën edhe vet çmimeve që po i shpërndan duke mos i përfillur aspak kriteret

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat