Kryeministri i Malit të Zi i përgjigjet Kadri Veselit: Ftesa kundër Serbisë e pamenduar dhe e papranueshme

Aktuale

Kryeministri i Malit të Zi i përgjigjet Kadri Veselit: Ftesa kundër Serbisë e pamenduar dhe e papranueshme

Nga: F.B. Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 13:04
Dushko Markoviq

Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq në adresimin për gazetarët pas takimin me komisarin evropian Johanes Han ka thënë se nuk kupton porosinë e Veselit, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Porosia që Podgorica dhe Shkupi të bashkohet kundër Serbisë është e pamenduar dhe nga këndi i Malit të Zi nuk mund të pranohet.

Markoviç ka theksuar se “Mali i Zi asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ndonjë lidhje kundër dikujt, pra as kundër Serbisë. Nuk kuptoj këtë porosi. Ajo nuk mund të pranohet në Malin e Zi, nga këndvështrimi ynë kjo është e pamenduar”, ka thënë Markoviq

Një ditë më herët përkujton gazeta, Veseli në një intervistë ka ftuar fqinjët në “pakt” kundër Serbisë.

"Maqedonia dhe Mali i Zi janë në NATO, ne nuk jemi, hajde të bashkohemi kundër Serbisë ", ka thënë Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat