MAShT dhe UNICEF, filojnë fushtatën vetëdijësuese, për edukim e shëndet për fëmijët e moshës 0-3 vjeç

Aktuale

MAShT dhe UNICEF, filojnë fushtatën vetëdijësuese, për edukim e shëndet për fëmijët e moshës 0-3 vjeç

Nga: Z.B Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 13:48
Foto nga takimi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, për mes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me udhëheqësin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin, me të cilin bisedova për mundësi të bashkëpunimit në procese të rëndësishme në arsimin parauniversitar,përcjell “Bota sot”.

Bytyqi ka shkrur se, e falënderova z. Sahin për mbështetjen të vazhdueshme të UNICEF-it në arsim dhe për gatishmërinë që të ofrojë ekspertizë për hartimin dhe akreditimin e programeve të mbështetura në shkathtësi në edukimin formal të Kosovës.

Poshtu ai shkruan se, u dakorduam që MAShT në bashkëpunim me UNICEF-in të fillojnë një fushatë vetëdijësuese nëpër familje, ku do t’ju ofrohet prindërve pako me informacione mbi rëndësinë e edukimit dhe shëndetësisë për moshat 0-3 vjeç.

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë që të pres në takim udhëheqësin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin, me të cilin bisedova për mundësi të bashkëpunimit në procese të rëndësishme në arsimin parauniversitar.

E falënderova z. Sahin për mbështetjen të vazhdueshme të UNICEF-it në arsim dhe për gatishmërinë që të ofrojë ekspertizë për hartimin dhe akreditimin e programeve të mbështetura në shkathtësi në edukimin formal të Kosovës.

Po ashtu, theksova rëndësinë e këtyre programeve për pajisjen me shkathtësi për jetë dhe punë të të rinjve, ndërsa shtrova nevojën e informimit të duhur për përfitimet që mund të kenë të rinjtë nga këto programe, sidomos nga programi UPSHIFT, përmes të cilit ata mund të zhvillojnë shkathtësi teknologjike, inovative dhe kreative.

Me z. Sahin biseduam edhe për angazhimet e përbashkëta të MAShT dhe UNICEF në parandalimin e braktisjes së shkollimit, e po ashtu edhe për rëndësinë e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe nevojën për vetëdijësimin e prindërve përmes materialeve të ndryshme informuese lidhur me këtë çështje.

Ndërsa, u dakorduam që MAShT në bashkëpunim me UNICEF-in të fillojnë një fushatë vetëdijësuese nëpër familje, ku do t’ju ofrohet prindërve pako me informacione mbi rëndësinë e edukimit dhe shëndetësisë për moshat 0-3 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat