Limaj: Delegacioni Shtetëror mori mbështetje nga zyra e BE-së dhe gjithë ambasadorët

Aktuale

Limaj: Delegacioni Shtetëror mori mbështetje nga zyra e BE-së dhe gjithë ambasadorët

Nga: Z.B Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:32
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime , Fatmir Limaj, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sot kanë pasur takim me shefen e Zyyrës së Bashkimit Evropian dhe të gjithë ambasadorët e Bashkimit Ecropian, përcjell “Bota sot”.

Limaj ka shkruar se, takimi ka pasur për qëllim t’I informojë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, prej themelimit të Delegacionit Shtetëror, për angazhimin që e ka bërë deri sot.
Gjithashtu Limaj ka thënë se, delegacioni ka marrë mbështetje nga të gjithë ambasadorët.

“Delegacioni Shtetëror mori mbështetje nga zyra e BE-së dhe gjithë ambasadorët, si delegacion për të vazhduar angazhimin tonë në dialog”, ka shkruar ai

Postimi i plotë:

“Sot, Delegacioni Shtetëror ka pasur takim me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe gjithë ambasadorët e Bashkimit Evropian.

Takimi ka pasur për qëllim t’i informojë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, prej themelimit të Delegacionit Shtetëror, për angazhimet punën dhe aktivitetet që ka bërë delegacioni deri më sot.

Delegacioni Shtetëror mori mbështetje nga zyra e BE-së dhe gjithë ambasadorët, si delegacion për të vazhduar angazhimin tonë në dialog. Në takim informuam drejtpërdrejt gjithë këto shtete për rolin e delegacionit, hartimin e platformës, angazhimet tjera që delegacioni ka pasur në ndërtimin e një konsensusi sa më të gjerë në procesin e dialogut. Po ashtu ambasadorët i informuam për takimet që kemi pasur në Bruksel.

Vetë krijimi i delegacionit ka qenë një sinjal i fuqishëm dhe shumë pozitiv për Kosovën. Siç u tha edhe nga ambasadorët, ka qenë një përshtypje se Kosova ka qenë goxha prapa në përgatitjen e dialogut.

Pas krijimit të delegacionit shtetëror dhe aktivitetet që ka bërë me hartimin e platformës dhe krijimin e grupeve punuese, është krijuar përshtypja se Kosova është në angazhim të plotë dhe e gatshme për dialogun e mundshëm me Serbinë”, FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat