Visar Ymeri: Aleksandër Vuçiqi vazhdon të synojë të bëhet kopje e Millosheviqit

Aktuale

Visar Ymeri: Aleksandër Vuçiqi vazhdon të synojë të bëhet kopje e Millosheviqit

Nga: Z.B Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:15
Visar Ymeri

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, e ka quajtur presidentin serb kopje të Milloshoviqit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi vazhdon të synojë të bëhet kopje e Sllobodan Millosheviqit. Pasi e glorifikoi atë si “lider të madh me qëllime të mira dhe rezultate të dobëta”, tash përdorë deklaratën e tij të Fushë-Kosovës në vitin 1987, ku Millosheviqi iu kishte thënë serbëve: “Askush nuk guxon t’ju rrahë”, shkruan Ymeri përcjell “Bota sot”

I gjithashtu ka shkruar se, Aleksandër Vuçiqi le të dëshmohet në demokratizimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve brenda Republikës së Serbisë, duke filluar nga plotësimi i kritereve të Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Serbisë (sidomos kapitujt 23 dhe 24) dhe jetësimin e tri marrëveshjeve që i ka firmosur Qeveria e Serbisë për Luginën e Preshevës, me prani ndërkombëtare.

“Në vend se t’i vajtojë dhe t’i keqpërdorë serbët e Kosovës për interesat e pushtetit të tij në Beograd, Aleksandër Vuçiqi të vjen në tavolinën e negociatave në Bruksel, për ta trajtuar gjendjen dhe pozitën e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve”, ka shkruar Ymeri.

Postimi i plotë:

NË VEND SE TA KOPJOJË MILLOSHEVIQIN, VUÇIQI LE TË VJEN NË DIALOG PËR TA TRAJTUAR ÇËSHTJEN E MINORITETEVE NË SERBI

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi vazhdon të synojë të bëhet kopje e Sllobodan Millosheviqit. Pasi e glorifikoi atë si “lider të madh me qëllime të mira dhe rezultate të dobëta”, tash përdorë deklaratën e tij të Fushë-Kosovës në vitin 1987, ku Millosheviqi iu kishte thënë serbëve: “Askush nuk guxon t’ju rrahë”.

Të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht emrit që mbajnë, gjuhës që flasin e religjionit që e besojnë, janë të barabartë e gëzojnë të drejta të barabarta. Republika e Kosovës nuk do të përndjekë por do të përfshijë e integrojë.

Në vend se të synojë rezultate më të mira me idetë dhe veprimet e Sllobodan Millosheviqit duke keqpërdorur serbët e Kosovës, Aleksandër Vuçiqi le të dëshmohet në demokratizimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve brenda Republikës së Serbisë, duke filluar nga plotësimi i kritereve të Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Serbisë (sidomos kapitujt 23 dhe 24) dhe jetësimin e tri marrëveshjeve që i ka firmosur Qeveria e Serbisë për Luginën e Preshevës, me prani ndërkombëtare.

Protestat nëpër Serbi dhe të gjitha të dhënat e organizatave të besueshme për të drejtat e njeriut po flasin mjaftueshëm për pushtetin e tij.

Në vend se t’i vajtojë dhe t’i keqpërdorë serbët e Kosovës për interesat e pushtetit të tij në Beograd, Aleksandër Vuçiqi të vjen në tavolinën e negociatave në Bruksel, për ta trajtuar gjendjen dhe pozitën e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Le ta krahasojmë aty pozitën kushtetuese dhe ligjore, si dhe gjendjen shoqërore, të minoriteteve në Serbi dhe në Kosovë. Të serbëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat