24 orë pas vendimit të opozitës, Kuvendi dorëzon mandatet e “djegura” në KQZ - Bota Sot
24 orë pas vendimit të opozitës, Kuvendi dorëzon mandatet e “djegura” në KQZ

Aktuale

24 orë pas vendimit të opozitës, Kuvendi dorëzon mandatet e “djegura” në KQZ

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

24 orë pas dorëzimit të mandateve të opozitës, Kuvendi i Shqipërisë duket se nuk do të humbasë kohë pasi ia ka dorëzuar tashmë kërkesën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mësohet se Kuvendi përmes një kërkese shkresore i ka adresuar KQZ-së që të nisë përgatitjet për të bërë zëvendësimet e emrave të deputetëve nga lista e partive të opozitës, në kushtet kur tashmë deputetët aktualë kanë hequr dorë nga mandati.

Nga ana tjetër PD dhe LSI vijojnë ende që të presin kandidatë për deputetë në listat e tyre shumëemërore, për të firmosur dorëzimin vullnetar të mundësisë për t’u bërë deputetët e ardhshëm të parlamentit të Shqipërisë.

Pavarësisht se Kuvendi ka patur afat deri në 30 ditë për dorëzimin e emrave të deputetëve të dorëhequr në KQZ, duket se strategjia e qeverisë do të jetë ndryshe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...