Gani Koci i reagon ashpër Ramush Haradinajt: Amerika nuk gjuan më me tomahovka!

Aktuale

Gani Koci i reagon ashpër Ramush Haradinajt: Amerika nuk gjuan më me tomahovka!

Nga: N.Sh Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:44
Ramush Haradinaj dhe Gani Koci

Ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci ka reaguar ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili po vazhdon ta mbanë taksën ndaj produkteve serbe.

Koci, përmes një postimi në facebook, thotë se, Qeveria nuk është veç e Ramush Haradinajt, dhe se, qëndrimet e veta, thotë se ti mbanë por nuk mund të jemi peng sikure për demarkacionin.

Sipas tij, Amerika më nuk gjuan me homahovka, por ajo tashmë tregon se num mund të futësh në Amerikë.

Koci shton se është koha për kthellje dhe se recirociteti është argumnenti më i fuqishëm.

Qeveria nuk është veç e Ramushit! Qendrimet e veta le t'i mban sa të dojë por nuk mund të jemi peng i tij sikur për demarkacionin, pasojat e të cilit po i vuajmë akoma!

Amerika nuk gjuan më me tomahovka, ajo tashme veq të tregon se nuk mund të futesh në Amerikë!

Është koha për kthellje!

Reciproriteti është argumenti ma i fuqishëm!

Me Belegët e me Abrashet behët veq politikë biznesore e jo shtetërore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat