Haradinaj: Nesër e kishim hequr taksën sikur të na kishte njohur Serbia

Aktuale

Haradinaj: Nesër e kishim hequr taksën sikur të na kishte njohur Serbia

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 16:09
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Vendimi për taksën ndaj mallrave të Serbisë, i cili është marrë tash e tre muaj më parë, kryeministri Ramush Haradinaj thotë se mund të ketë debat brenda koalicionit por vendimi për taksën respektohet.

Haradinaj thotë se me koalicionin qeverisës janë kolegë në Qeveri dhe i kanë pikëpamjet se si mund të  ecin proceset më mirë lidhur me taksën, ndërsa shtoi se vendimin për këtë çështje do tw respektohet, sepse është vendim i Qeverisë.

Haradinaj: Nesër e kishim hequr taksën sikur të na kishte njohur Serbia

“Ne kemi një vendim të marrë dhe derisa ekziston vendimi, këto janë mendime tona të ndërsjella, mund të diskutojmë, mund të vazhdojmë me diskutime por vendimi respektohet, sepse është vendim i Qeverisë… Edhe ne kemi dëshirë me hequr, nesër e kishim hequr sikur të na kishte njohur Serbia. Tani është mirë me kaluar në fazën finale të dialogut dhe me ndodhë njohja, sepse është në të mirën e të gjithëve në rajon, por edhe me na vendos kushte nuk bënë dhe nuk parashihet me shkuar në dialog me kushte”, theksoi Haradinaj. 

Këto deklarata kryeministri Haradinaj i bëri pas një vizite në komunën e Mamushës, i cili iu ka premtuar mbështetje qeveritare fermerëve të kësaj ane. 

Duke folur për efektet e taksës, kryeministri Haradinaj ka thënë se ka ndikim pozitiv për ekonominë dhe prodhimtarinë e Kosovës dhe kërkoi të parandalohet kontrabanda e mallra me rritjen e kontrollit kufitar nga Dogana, policia dhe inspektorati.

Haradinaj: Nuk duhet të jenë kontrabanduesit më të fort se shteti

“Sot kemi pasur një konsultë me drejtorin e policisë, Rashit Qala, me drejtorin e Doganës, Bahri Berisha dhe natyrisht se çdo kush duhet ta kryej punën e vet, ata që trafikojnë të veten, por organet  e rendit duhet me bërë punën e vet. Pra, (kontrabanduesit) nuk bënë me dalë më të zot se krejt shteti”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ndryshe, edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka urdhëruar Inspektoratin e Tregut të MTI-së që në bashkëpunim me Inspektoratet Komunale të bëjnë inspektime intensive të tregut në Republikën e Kosovës, për të verifikuar çdo dokumentacion të produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, por edhe nga vendet tjera dhe krahasimin e këtyre dokumenteve me produktet e ekspozuara në tregun tonë.

***

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur përsëri për çështjen e taksës ndaj Serbisë.

Gjatë vizitës që kishte në komunën e Mamushës, Haradinaj ka thënë se si qeveri e Kosovës ata i kanë pikëpamjet e tyre dhe se beson që koalicioni qeverisës do të respektojë këtë vendim.

Ne i kemi pikëpamjet që është më mirë me heq, por besoj që vendimin do ta respektojnë pasi që është vendim i Qeverisë”, tha Haradinaj.

“Edhe ne kemi qef me heq, nesër do e kishim heqë sikur të na njihte Serbia, por me na qitë kushte nuk bën pasi që nuk parashihet me shku në dialog me kushte”, tha tutje ai.

Kujtojmë se si pasojë e vendosjes së taksës ndaj Serbisë, nga SHBA-të janë paralajmëruar sanksione ndaj Kosovës, e gjithashtu edhe rishiqim të mbështetjes shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat