Lirohet në mungesë të provave njëri prej policëve të arrestuar për vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale

Lirohet në mungesë të provave njëri prej policëve të arrestuar për vrasjen e Ivanoviqit

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 18:41
Oliver Ivanoviq

Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar nga paraburgimi njërin prej policëve të arrestuar para tre muajsh nën dyshimet për lidhjet me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka thënë se ai e ka kërkuar lirimin e policit Dragisha Markoviq, në mungesë të provave relevante.

“Kam kërkuar që polici që ka qenë në vendin e ngjarjes të lirohet në mungesë të provave. Ndërsa Marko Rosiq dhe Ndeljko Spasojeve dhe kam kërkuar që t’i vazhdohet paraburgimi për dy të tjerët”, ka thënë prokurori Hoxha. 

Dy të dyshuarit e tjerë, që do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, janë Marko Rosiq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, dhe Ndeljko Spasojeve.

Tre të dyshuarit u arrestuan gjatë një operacioni të kryer nga njësitë speciale të Kosovës në orët e para të mëngjesit të 23 nëntorit, ndërsa atë ditë target in Policisë ishte edhe Milan Radojciq, që konsiderohet nga njerëzit më të fuqishëm të Veriut.

Radojciq, i cili zyrtarisht është nënkryetar i Listës Srpska, po kërkohet si i dyshuari kryesor në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në janar të 2018’ës.

Në janar e këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, ka lëshuar urdhër arresti.

Radojciq ndërkaq po ekspozohet shpesh në Beograd. Ai sot është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq, prej ku kanë kërkuar nga serbët e Kosovës të mos bëhen pjesë e ushtrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat