Anton Berisha: Duhet të jemi të çmendur që ta pranojmë ndarjen e Kosovës

Aktuale

Anton Berisha: Duhet të jemi të çmendur që ta pranojmë ndarjen e Kosovës

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 18:49
Anton Berisha

Zëvendësministër i Punëve të Jashtme nga radhët e AAK-së, Anton Berisha, ka thënë se krerët e institucioneve duhet të jenë të çmendur për ta pranuar ndarjen e Kosovws.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin Info Magazine duke shtuar se ka qendra diplomatike jashtëzakonisht të fuqishme në botë të cilat e kundërshtojnë idenë e korrigjimit të kufijve.

“Ne kemi harruar që fjala qëndron për raportet Kosovë-Serbi. Ne kemi hyrë në dialog me premtime të mëdha nga BE-ja. Jemi futur me premtimin se do ta kemi njohjen prej pesë shteteve të BE-së”.

“Nuk ka ndodhur as liberalizimii vizave, ndërsa Serbia ka vazhduar me politikën e saj agresive ndaj Kosovës”.

“Sa herë që ka një diskutim me diplomatët e huaj, natyrisht se ne flasim për obligimet tona por edhe për obligimet e Serbisë”.

“Duhet me qenë njeri i çmendur që ta mendojë ndarjen e Kosovës. Ne duhet të jemi të çmendur që ta pranojmë ndarjen e Kosovës”.

“Ky mendim nuk ka koncept shtetërorë. Ne jemi duke folur për një shtet i cili është pranuar nga më shume se 100 shtete”.

“Parimi ka qenë ndërtimi i një Kosove multietnike. Prandaj ndarja në vija etnike nuk mund të mbështetet nga BE-ja sepse shkon kundër konceptit të saj”.

“Ideja për korrigjim kufijsh e zhbënë shtetin e Kosovës. Realisht bashkimi me Shqipërinë në këtë kaos do të jetë vetëm një bashkim dështimi”.

“Ka qendra diplomatike jashtëzakonisht të fuqishme në botë të cilat e kundërshtojnë idenë e korrigjimit të kufijve”.

“Ne nuk jemi zëdhënës të Amerikës por as kundërshtarë të saj. Ne duhet ta sqarojmë pozicionin tonë dhe të kërkojmë mirëkuptim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat