Deputeti i LDK-së e quan Thaçin bajloz, thotë se të tillë edhe e dogjën këtë flamur

Aktuale

Deputeti i LDK-së e quan Thaçin bajloz, thotë se të tillë edhe e dogjën këtë flamur

Nga: D.RR Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 19:13
Flamuri Dardan

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova i ka reaguar presidentit Thaçi, pasi ky i fundit e largoi vulën e ish presidentit Rugova e cila ishte prezent aty tash e sa vite.

Deputeti Rugova e quan Thaçin bajloz, duke thënë se të tillë edhe e kanë djegur flamurin e Rugovës.

Ai thotë se ai simbol do të kthehet në presidencë.

Postimi i plotë:

Bajlozi e largoj vulën me flamur dardan nga hapësirat e presidencës! Nuk është çudi, sepse soji i tij edhe e patën djegur këtë flamur me heraldikë dardano-arbërore, që vetëm armiqve të shqiptarëve ju vret sytë!
Por bajloz mos harro se Ibrahim Rugova, vepra e tij si dhe flamuri dardan janë në mendjen e çdo shqiptari! Ky simbol do të kthehet në presidencë, por ti nuk do jesh më aty, mbase do jesh në majën e turpit të udhëheqësve kuisling të Dardanisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat