Vjen thirrja për Haradinajn: Vendose shtatoren e Anton Çettës, leja një nam vetës!

Aktuale

Vjen thirrja për Haradinajn: Vendose shtatoren e Anton Çettës, leja një nam vetës!

Nga: N.H Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 19:48
Ramush Haradinaj

Institutit Albanologjik i Kosovës nuk ka dhënë leje që shtatorja e veprimtarit Anton Çettës të vendoset në oborrin e këtij instituti.

Lidhur, me ketë ka reaguar edhe mjeku Visa Berisha. Ai përmes një shkrimi të shkurtër në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar nga kreu i qeverisë aktuale që ta vendos shtatoren e Anton Çettës.

“Ramush, vendose shtatoren e Anton Çettës në oborrin e Institutit Albanologjik të Kosovës! Leja një nam vetës”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Kujtojmë se për udhëheqësit e Institutit Albanologjik të Kosovës, ishin deklaruar më parë se oborri i këtij institucioni nuk është vend adekuat për shtatoren e Anton Çettës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat