Ahmeti: PDK nuk do zgjedhje në asnjë mënyrë, qëndron keq në sondazhe

Aktuale

Ahmeti: PDK nuk do zgjedhje në asnjë mënyrë, qëndron keq në sondazhe

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Analisti Arben Ahmeti ka thënë se pozicioni elektoral i AAK-së për momentin është i favorshëm.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në bazë të sondazheve AAK për herë të parë në historikun e vet e kalon shifrën e 10 % që zakonisht e ka pas.

“AAK për herë të parë hynë në garë për vendin e dytë, madje edhe të parin, kuptohet nëse di të bëj koalicioni të mençme parazgjedhore”.

Sipas analistit pozicioni i AAK-së në Qeveri aspak nuk është i favorshëm pasi në këtë qeveri të madhe ajo ka vetëm dy ministra.

Ahmeti ka thënë se taksa nuk mund ta ndalë dialogun as marrëveshjen përfundimtare.

“Do të kemi një ri formatim dhe një marrëveshje më të lehtë dhe serish të përkohshme. Nuk do të ketë këmbim të thellë të territoreve, por vetëm një korrigjim të lehtë të kufijve”.

Drejtori i programacionit në RTV Dukagjini, ka thënë se zgjedhjet e reja në këtë situatë aspak nuk i shkojnë në favor PDK-së.

“Ajo që është e sigurt, dihet se PDK-ja nuk do në asnjë formë zgjedhje në këtë situatë, sepse qëndron keq në sondazhe dhe trendin e ka negativ. Shkuarja në zgjedhje në këtë situatë për taksën, sigurisht se do të ishte shumë e pafavorshme [për PDK-në]”, tha ndër të tjera Arben Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat