Melihate Tërmkolli i reagon Thaçit për heqjen e vulës së Rugovës - Bota Sot
Melihate Tërmkolli i reagon Thaçit për heqjen e vulës së Rugovës

Aktuale

Melihate Tërmkolli i reagon Thaçit për heqjen e vulës së Rugovës

Nga: D.RR Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 21:41
Fatmir Sejdiu, Melihate Tërmkolli dhe Hashim Thaçi

Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli i ka reaguar presidentit Thaçi, pasi ky i fundit e hoqi nga zyra vulën e trashëguar nga presidenti Rugova me logo të Dardanisë.

Tërmkolli thotë se ky veprim është për të krijuar terren për copëtimin e Kosovës, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Presidenti i Kosovës e paska larguar nga dekoratat Vulën Presidenciale, e vendosur nga Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Vulën e Dardanisë!
Për të krijuar terren për copëtim të Kosovës, edhe me këtë veprim.
Presidenti i Kosovës sikur nuk e din se më tepër se gjysma e territorit të Serbisë së sotme është e Kosovës, tokë Dardane.
Rroftë Kosova- Dardania!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...