Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka shprehur ngushëllime të thella familjes Sopa, në të cilën humbën jetën tre anëtarë të familjes në një aksident tragjik dje në Prizren.
Mustafa shkruan se kjo tragjedi është edhe një vërejtje se duhet të forcohet siguria në trafik, përcjellë, “Bota sot“.
Postimi i plotë:
Humbjen tragjike të jetës së tre anëtarëve të familjes Sopa e përjetuam me dhembje dhe tronditje të thellë.
Kjo tragjedi është edhe një vërejtje se duhet të forcohet siguria në trafik, për të parandaluar rreziqet me fatalitet për njerëzit dhe familjet tona.
Në emrin tim dhe të LDK-së i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Sopa! Isa Mustafa