Albin Kurti: I ashtuquajturi presidenti i Kosovës e ka vënë shtetin në pazar

Aktuale

Albin Kurti: I ashtuquajturi presidenti i Kosovës e ka vënë shtetin në pazar

Nga: N.H Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 18:30
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se i ashtuquajturi president i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vënë shtetin në pazar, përcjell “Bota sot”.

Sipas Kurtit, i pari i Kosovës, “dëshiron ta çmontojë dhe ta falë ose shesë pjesë-pjesë: dikujt Trepçën, tjetërkujt Ujmanin, me përqindje KEK-un, Mitrovicën ta bëjë Bërçko, kishat e manastiret ortodokse Hilandar, dhe, statuse speciale gjithandej diku 35 e diku 99 vjet”.

Ai përmes një postimi në Facebook, thekson se këta njerëz edhe pavarësinë ta varin.

Ja postim i tij:

Opsione për Kosovën, sa të duash. Me 13 pika, me 16, me 17, me 22 pika! Sepse i ashtuquajturi president i Kosovës e ka vënë shtetin tonë në pazar dhe po thotë se u bë aksham. Kosovën don ta çmontojë dhe ta falë ose shesë pjesë-pjesë: dikujt Trepçën, tjetërkujt Ujmanin, me përqindje KEK-un, Mitrovicën ta bëjë Bërçko, kishat e manastiret ortodokse Hilandar, dhe, statuse speciale gjithandej diku 35 e diku 99 vjet. Çka i bie kjo, si Bosnja, si Palestina apo si Hong Kongu? Paj, të trija këto. Ama në fund të dialogut na vjen njohja, thotë edhe qeveria porsi ai - pra, do të njihet ajo që mbetet nga Kosova, ndërkohë që e kanë pranuar mosnjohjen e Serbisë. Këta njerëz edhe pavarësinë ta varin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat