Mediat serbe: SHBA kërkon një Holbrooke të ri për Kosovën

Aktuale

Mediat serbe: SHBA kërkon një Holbrooke të ri për Kosovën

Nga: F.B. Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 09:38
Richard Holbrooke

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë angazhimin për arritjen e një zgjidhjeje për çështjen e Kosovës po kërkojnë dikë si Richard Holbrooke, i njohur për angazhimin e tij në Ballkan, përfshirë Kosovën, në vitet ’90.

Nuk befason lajmi se diplomati amerikan i karrierës Filip Riker do të zëvendësoj Ves Michel, që kohë më parë ka dhënë dorëheqje në funksionin e ndihmës sekretarit shtetëror të ShBA-ve për Evropë dhe Euroazi, komenton sot “Danas”, transmeton “Bota sot”.

Analistët janë shprehur se Amerika fuqishëm ka vendos  që të “shtyjë” të gjithë procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, “ndonëse në këtë proces ishte e pranishme qysh moti, por deri tash këtë e ka bërë heshtur dhe ngadalë”, kështu që po kërkojnë dike si ishte Riçard Hollbruk, i njohur për angazhimin në Ballkan përfshirë edhe Kosovën në vitet 90-ta.

“Edhe pse administrata e presidentit amerikan Donalt Tramp është e preokupuar me problem të brendshme dhe situatën në Venzuelë, ShBA me të gjitha forcat do të përpiqet që Prishtina dhe Beogradi deri në fund të vitit të arrijë marrëveshje për Kosovën. Sipas kënd vështrimit amerikan, marrëveshja nënkupton njohjen e ndërsjellë dhe korrektimin minimal të kufijve. Sipas kësaj është e mundshme që disa fshatra të komunave Preshevë edhe Bujanovc me shumicë të banorëve shqiptarësi Ternoci të i takojnë Kosovës, por nuk përjashtohet mundësia që edhe Bujanovci të i takoj Kosovës, Ndërsa pala serbe kërkon  më shumë territori se që do të marr Kosova, por për ShBA nuk janë që Serbia të marr të gjithë veriun”, thuhet në mediumin serb.

Diplomatët mendojnë se Riker, si njohës i mirë i rrethanave në Ballkan mund të luaj rol me rëndësi në muajt në vazhdim, posaçërisht në diplomacinë “fluturuese” mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai në karrierën e tij ishte zëdhënës i Kristofer Hilli, të dërguarit amerikan në bisedimet për Kosovën në Rambuje, ka qenë ambasador amerikan në Maqedoni dhe zëvendës ndihmës sekretar në Zyrën për punë për Evropën dhe Euroazinë në Departamentin Shtetëror.

Mendohet se, Tramp konsideron se angazhimi i mëtutjeshëm i Amerikës në Kosovës është “ shpërndarje e resurseve” dhe nuk ka durim kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, prandaj dëshiron që kjo të përfundoj deri në fund të vitit”, gjë që iu ka bërë të qartë edhe Vuçiqit edhe Thaçit në letra që ju ka dërguar. Në këtë kontest është përmendur një konferencë si ajo në Dejton në vitin 1995” ku pas shumë diskutimeve  javore në hapësirë të mbyllur do nënshkruhej marrëveshja obliguese mes Beogradit dhe Prishtinës. Si vend i tillë mund të jetë Vjena apo Parisi, mendojnë analistët.

Në rreth diplomatike në perëndim spekulohet se NATO planifikon që pas kësaj marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, do të filloj të ndërtoj bazën “më të madhe” se Bondstealli në territorin e Leposaviqit, ku rolin kryesor do ta kishte Turqia, por zëdhënësi i KFOR-it Vincenco Graso, ka demantuar këto konstatime.

“NATO nuk asnjë informacion për vendosje të ndonjë baze të re ushtarake në zonën e Leposaviqit. Atje është një bazë e KFOR-it që quhet “Kamp Noting hill”, që shfrytëzohet nga ushtarët e KFOR-t dhe NATO-së dhe nuk ka plane të ndryshimit, zgjerimit në atë vend” ka thënë Graso.

Ministri i Aberlard Tahiri ditë më parë ka thënë se nga ShBA nuk ka afat për tërheqje të taksave ndaj mallrave serbe,por mendon se nëse ato nuk hiqen, “Amerika do zgjeroj sanksionet”. Ai ka paralajmëruar se mund të bindet kryeministri Haradinaj që të suspendohen taksat. Ai ka theksuar se “bisedimet” po shkojnë në drejtim të mirë, në planin për suspendimin për 120 ditë të taksave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat