Haradinaj: Në dialogun me Serbinë duhet të futet edhe tema për të pagjeturit

Aktuale

Haradinaj: Në dialogun me Serbinë duhet të futet edhe tema për të pagjeturit

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka takuar përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve, ku me këtë rast ka thënë se në dialogun final me Serbinë duhet të futet edhe tema për të pagjeturit, që sipas tij, janë 1647 persona.

Ndërsa, Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit ka thënë se është kërkesë e të pagjeturve që mos t’ju ndalen pensionet e pleqërisë.

Ndryshe, mbledhja me përfaqësues të familjeve të të pagjeturve pas fjalimit të kryeministrit është duke u zhvilluar pa media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat