Vjen një kërkesë urgjente ndaj partive: Kosova në krizë, përçahet koalicioni PAN

Aktuale

Vjen një kërkesë urgjente ndaj partive: Kosova në krizë, përçahet koalicioni PAN

Nga: A.Zh Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 12:48
Famtir Limaj, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Analisti politik Faton Abdaullahu, ka thënë se Kosova gjendet në krizë institucionale.

Ai ka thënë se mosmarrëveshjet e koalicionit qeverisës PAN janë kthyer në përçarje dhe se partitë nuk po bëhen bashkë as karshi Serbisë.

Abdullahu në një postim në Facebook, ka theksuar se kalkulimet po bëhen që partitë të dalin sa më mirë pa u dëmtuar nga procesi i dialogut, nga taksa, nga bashkëpuninimi me aleatët sidomos SHBA-të dhe Gjermania, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar urgjentisht që kjo të ndalet, pasi po bëhet pa vullnetin e qytetarëve.

Postimi i plotë i Abdullahut:

Kosova është në krizë. Kriza tashmë është institucionalizuar. Mosmarrëveshjet e koalicionit PAN janë kthyer në përçarje. As nevoja urgjente për të qenë unik karshi Serbisë për dialog nuk po i bën bashkë ata. Interesat e ngushta klanore, partiake e personale si duket janë mbi të gjitha interesat tjera.

Të gjitha kalkulimet po bëhen se si partia të dal mirë pa u dëmtuar nga procesi i dialogut, nga taksa, nga bashkëpuninimi me aleatët sidomos SHBA-t dhe Gjermania. Kjo duhet të ndalet. Urgjentisht.

Uniteti duhet të arrihet mbi bazat demokratike. Kjo nuk mund të bëhet pa vullnetin e qytetarëve. Ky vullnet sot nuk përfaqësohet nga institucionet. Së paku jo vullneti i shumicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat