Ministri Bytyqi takon drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë Darlene Grant

Aktuale

Ministri Bytyqi takon drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë Darlene Grant

Nga: K.M Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:02
Pamje nga takimi i Ministrit Bytyqi me Ministri Bytyqi me drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë znj.Grant

Sot, gjatë ditës Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Shyqyri Bytyqi ka pritur në takim drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë Darlene Grant, me të cilën ka biseduar për gatishmërinë e kësaj organizatë për punë vullnetarë nëpër shkolla të Kosovës.

Ministri Bytyqi dhe drejtoresha Grant ndër të tjera kanë biseduar edhe për mundësinë që programi i Korpusit të Paqes, të zgjërohet edhe nëpër komuna tjera të Kosovës.

Ja postimi I plotë I Ministrit Bytyqi

Prita sot në takim drejtoren e Korpusit të Paqes në Kosovë, znj. Darlene Grant, me të cilën bisedova për angazhimin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në disa shkolla të komunave të ndryshme të Kosovës.

Falënderova drejtoren Grant për kontributin që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin vullnetarët e Korpusit të Paqes në mësimin e gjuhës angleze për nxënësit tanë dhe theksova se ky angazhim ka dhënë vazhdimisht rezultate të mira.


Në këtë takim biseduam edhe për mundësinë e shtrirjes së programit edhe në komuna, të cilat nuk janë të përfshira aktualisht në këtë program. Në këtë drejtim, u theksua nevoja e bashkëpunimit më të madh me drejtoritë komunale të arsimit, në mënyrë që programi të ketë sa më shumë sukses në ngritjen e cilësisë në mësimdhënien dhe mesimnxënien e gjuhës angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat