Milazim Krasniqi citon Kushtetutën rreth korrigjimit të kufijve – “Ma qartë, veç lodhesh”

Aktuale

Milazim Krasniqi citon Kushtetutën rreth korrigjimit të kufijve – “Ma qartë, veç lodhesh”

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 20:22
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka cituar nenin 1.3 të Kushtetutës së Kosovës, teksa kundërshton idenë e korrigjimit të kufijve.

Neni 1.3 i Kushtetutës së vendit, thotë se: “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”.

Krasniqi për këtë thotë se “Ma qartë, veç lodhesh”, duke e kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territoreve.

Ja postimi:

Neni 1.3 (Përkufizimi i shtetit)
Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat