Krasniqi: Shtetin funksional, shtetin e së drejtës o e bëjmë ne o s'do bëhet fare!

Aktuale

Krasniqi: Shtetin funksional, shtetin e së drejtës o e bëjmë ne o s'do bëhet fare!

Nga: Z.B Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 21:15
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, ne, duhet të kemi një bashkëpunim të ngushtë me aleatet tan, që ne i quajmë miq, ndonëse në politikë ka aleatë e aleanca politike të ngritura mbi interesa strategjike a ekonomike, përcjell “Bota sot.

Ai gjithashtu ka thënë se, shtetin e shqiptarëve, shtetin ku sundon rendi e ligji, shtetin e drejtësisë sociale, shtetin me arsim e shëndetësi të përparuar, o do ta bëjmë ne, o nuk do të behet fare.

Postimi i plotë:

SHKURT E SHQIP:

Shtetin funksional, shtetin e së drejtës o e bëjmë ne o s'do bëhet fare!

Ne, duhet të kemi një bashkëpunim të ngushtë me aleatet tan, që ne i quajmë miq, ndonëse në politikë ka aleatë e aleanca politike të ngritura mbi interesa strategjike a ekonomike. Por, përgjegjësia për t’ia dhënë orientimin e duhur kombit e shtetit, për ta ndërtuar shtetin e së drejtës, është kryekreje e drejtuesve politik dhe e përfaqësuesve të devotshëm të kombit. Shtetin e shqiptarëve, shtetin ku sundon rendi e ligji, shtetin e drejtësisë sociale, shtetin me arsim e shëndetësi të përparuar, o do ta bëjmë ne, o nuk do të behet fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat