Hoxha: Rruga drejt liberalizimit është vështirësuar

Aktuale

Hoxha: Rruga drejt liberalizimit është vështirësuar

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 08:57
Dhurata Hoxha

Bashkimi Evropian po ua shuan shpresat kosovarëve për heqje sa më të shpejtë të vizave, pasi nga shtatori i vitit të kaluar nuk ka kurrfarë lëvizje pozitive drejt liberalizimit. 

Madje rruga drejt liberalizimit vetëm sa u vështirësuar në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të cilat do të mbahen në maj të këtij viti.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pranuar se rruga e Kosovës drejt liberalizimit është vështirësuar. 

Sipas saj, heqja e vizave nuk varet nga institucionet e Kosovës, por nga shtetet anëtare të BE-së. 

“Rruga drejt liberalizimit është vështirësuar, por ne nuk do të ndalemi së lobuari, pavarësisht se në maj do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Tashmë në këta dy-tre muajt është vështirë të jemi prioritet i deputetëve të Parlamentit Evropian, derisa ka filluar angazhimi në tërë BE-në për zgjedhjet në Parlamentin Evropian, por puna jonë nuk do të ndalet”, ka thënë ministrja Hoxha, duke shtuar se heqja e vizave nuk do të mundë të futet në rend dite pa u siguruar pëlqimi i shteteve anëtare të BE-së. /Zëri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat