Sot ditëlindja e Astrit Deharit, Kurti e kujton nga QKUK-ja

Aktuale

Sot ditëlindja e Astrit Deharit, Kurti e kujton nga QKUK-ja

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 13:01
Astrit Dehari

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka kujtuar 29 vjetorin e lindjes së ish aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

Kurti i cili po qëndron i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK për shkak të një infeksioni gripal, nga atje ka kujtuar ditëlindjen e Deharit.

“Sot e ka ditëlindjen Astriti. Sa shumë që na mungon’, ka shkruar Kurti

Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, vdiq në dhomën e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të  vitit 2016 ku po mbahej si i dyshuar për një sulm me granatë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Rrethanat e vdekjes së Deharit mbesin ende të pasqaruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat