Zbulohen dy fuqitë e mëdha kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Aktuale

Zbulohen dy fuqitë e mëdha kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Nga: F.B. Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 13:13
Harta e Kosovës

Gjermania dhe Britania janë vendet që po kundërshtojnë më së zëshmi idenë e caktimit të kufijve mes Beogradit dhe Prishtinës merr vesh “Blic”, transmeton “Bota sot”.

Propozimin për caktim të kufijve si zgjidhje të problemit mes Serbisë dhe Kosovë vitin që shkoi e përmendi presidenti Vuçiq, ndërsa javën që shkoi e aktualizoj ministri i punëve të jashtme Daçiq.

Në linjë të njëjtë është edhe deklarata e shefit të diplomacisë gjermane Hajk Mas, gjë që Vuçiq e ka quajtur zhgënjyese.

Mas ka theksuar se Gjermania është e vendosur të ndihmoj Kosovën dhe dëshiron perspektivë evropiane për Ballkanin perëndimor, edhe për Kosovën.

Ai ka vlerësuar se është e gabuar që Gjermania apo BE para kohe të ndaloj ndihmën përfshirë edhe atë financiare.

“Për pak kohë do të mund të asgjësohet çdo gjë që është arritur me vështirësi. Për këtë kemi vendosmëri dhe këtë iu kemi thënë kolegëve nga Kosova se do të vazhdojmë të i ndihmojmë”, ka thënë ai.

Për Vuçiqin kjo deklaratë është befasuese: “Deklarata e shefit të diplomacisë gjermane Hajk Mas se do të vazhdojë të mbështes Prishtinën pa marr parasysh taksat për mua është zhgënjim i madh” tha Vuçiq duke shtuar se me Qeverinë e Serbisë ditëve që vijnë do shqyrtojë këtë edhe porositë tjera që Serbia ka marr kohëve të fundit.

Presidentin serb e ka befasuar mbështetja gjermane për ndalimin e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve.

Një burim i gazetës “Blic“ ka zbuluar se Gjermania dhe Britania e Madhe janë dy vendet që kanë qëndrimin më të butë ndaj vendosjes së taksës në mallrat serbe nga Prishtina, por që kundërshtojnë ashpër caktimin e kufijve.

“Të dy vendet përsërisin se ‘nuk ka ndryshim të kufijve’. Kjo sepse ajo do nxiste jo stabilitet në Ballkan dhe iu hap dyert edhe vendeve tjera që të nisin në hapin e njëjtë”, thotë ky burim.

Sipas këtij burimi, me rëndësi është se Serbia ka mbështetjen nga administrate e ShBA-ve për zgjidhje të kësaj çështje.

Ky qëndrim i Britanisë nuk befason, nisur nga fakti se sipas mediave kohë më parë në Londër në takimin e vendeve të Kuintit ka ndaluar miratimin e konkluzionit të ashpër kundër taksave që ka vendosur Prishtina në mallrat serbe.

Amerikanët, francezët dhe italianët ishin për formulim të qartë ndaj Prishtinës se do ketë pasoja nëse nuk heq taksat, por përfaqësuesi britanik ishte vendosmërisht kundër.

Analisti politik Dragomir Angjelkovç shprehet se të dy vendet me sjelljen e tyre nisen nga interesat e veta “Britania e Madhe me qëllim ka ‘zierë’ këtë për shkak të Brexit” thotë ai, ndërsa Gjermania nga ana tjetër i frikësohet efektit domino.

“Tek ata ka frikë se Maqedonia, BiH do të thonë” pse mos të kemi mundur edhe ne kështu”... në gjeopolitikë vendet udhëhiqen nga interesat dhe thirren në drejtën ndërkombëtare vetëm kur ju konvenon tha Angjelkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat