AKP tërheq dy njësi nga shitja e aseteve

Aktuale

AKP tërheq dy njësi nga shitja e aseteve

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka tërhequr nga shitja 44 Asetin NSH Lavërtari-Blegtori - Tokë bujqësore në Trepetincë 2 dhe NSH Lavërtari-Blegtori - Tokë bujqësore në Trepetincë 1, me numrat rendor 77 dhe 88, prona në Komunë të Prizrenit.

Këto njësi ishin paraparë të shiten përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 44, me numër rendor 77 dhe 88, e cila do të mbahet më datë 27 shkurt 2019, ndërsa tërheqja nga tenderi e këtyre dy njësive është bërë me Aktvendimin e plotfuqishëm të pranuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Ndërkaq lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 44 tani përfshinë 93 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 27 shkurt 2019 nga ora 10:00 deri 12:00, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave, duke filluar nga ora 12:30, njofton AKP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat