Shpeshtohen takimet e Ramush Haradinajt me Bekim Jasharin!

Aktuale

Shpeshtohen takimet e Ramush Haradinajt me Bekim Jasharin!

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 17:15
Jashari dhe Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka afruar raportet me kryetarin e Skënderajit, Bekim Jasharin.

Pasi u panë të premtën në një darkë, me ç’rast e bënë shqiponjën dykrenare, Haradinaj edhe sot e ka pritur në zyre anëtarin e famijes heroike, Jashari.

“Takim i rëndësishëm, në shërbim të qytetarëve, mirëqenies dhe perspektivës. Faleminderit Kryeministër. E kaluara na ndriçon rrugën tonë” shkruan Bekim Jashari në njoftim.

Në takim ishte edhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi.

Madje, në mes të pranishmëve u pa edhe një “besa-besë”, por që nuk dihet ende se për çfarë bëhet fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat