Frashër Krasniqi: Vetëvendosje sikurse pushteti, përjashtoi nga partia ata që hodhën gaz

Aktuale

Frashër Krasniqi: Vetëvendosje sikurse pushteti, përjashtoi nga partia ata që hodhën gaz

Nga: A.M. Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 18:30
Frashër Krasniqi

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka thënë se çdo ditë e më shumë, po kemi më shumë fakte që VV nuk dallon nga asnjë subjekt autoritar.

Ai përmes një postimi në Facebook , ka shkruar se “kur sot aktivistët e VV po e përdorin metodën e njëjtë, duke kërkuar demokraci në këtë subjekt, VV po përgjigjet me represion”.

Postimi i plotë:

Kur VV gjuante gaz në Kuvend, deputetët përjashtoheshin nga seanca. VV kundërshtonte dhe akuzonte pushtetin për repriesion. Me të drejtë!

Por kur sot aktivistët e VV po e përdorin metodën e njëjtë, duke kërkuar demokraci në këtë subjekt, VV po përgjigjet me represion. Si pushteti. Përjashtoi nga partia ata që hodhën gaz.

Çdo ditë e më shumë, po kemi më shumë fakte që VV nuk dallon nga asnjë subjekt autoritar. Që VV është sekt që spranon asnjë kritikë e mendim ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat