Zbulohet “metoda” përmes së cilës, Ramush Haradinaj po pengon ndarjen e Kosovës

Aktuale

Zbulohet “metoda” përmes së cilës, Ramush Haradinaj po pengon ndarjen e Kosovës

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 21:17
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Hulumtuesja e KDI-së, Jeta Krasniqi në Rubikon ka folur mbi raportin e publikuar nga Instituti mbi taksën 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Të titulluar “Taksa 100 %, pezullim apo vazhdim?”, KDI ka përjashtuar heqjen e taksës si skenar të mundshëm duke dhënë vetëm dy sosh, pezullimin apo mbajtja e saj.

“Po, ne kemi marrë vetëm pezullimin e taksës. Pra, mbajtjen e taksës apo pezullimin e saj. Ne e kemi parë që si një mjet është e vështirë në çfarë kushtesh je duke e hequr”, ka thënë ajo. “Ne vlerësojmë se taksa nuk duhet të jetë arsyeja që ne të shkojmë në zgjedhje”. Krasniqi thotë se klasa politike duhet ta gjej konsesusin e përgjithshëm mbi çështjen Kosovë Serbi meqë sipas saj, dialogu do të kushtëzohet përmes taksës nga Serbia.

Kryeredaktori i Kohës Ditore, Agron Bajrami, ka thënë se ekziston një diskutim për ndarje të Kosovës, por ky diskutim është zhvilluar jashtë zyrës së Federica Mogherinit. Sipas tij, kryeministri Ramush Haradinaj ka tentuar të pengojë ndarjen përmes taksës.

“Dialogu është ndalur në zyrën e Mogherinit por jashtë saj nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet. Për aq sa ne mund të marrim vesh, këto temat për territore nuk janë diskutuar në zyrën e Mogherinit por jashtë saj mirëpo ajo marrëveshje duhet të shkoj në atë zyrë për tu nënshkruar. Kryeministri tha se është formalizim i pengimit të ndarjes, pra, do të thotë se ekziston një diskutim”, ka thënë Bajrami.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se masa është jetësuar si mjet për përgatitjen e kampanjës zgjedhore.

“Është vendim politik dhe përgatitje për kampanjë zgjedhore por është kalkulim I gabuar sepse nëse mendon që përmes populizmit i votat e popullit, populli nuk do ta votoj kur e sheh që po prishen marrëdhëniet me SHBA-në”, ka thënë Gërxhaliu.

Sipas tij, raportet tregojnë se vendimi është politik dhe jo ekonomik, madje, sipas Gërxhaliut, para se të merret vendimi për taksë as nuk janë analizuar efektet anësore apo pasojat që mund t’i prodhojë.

“Mu më dhemb që ja kemi bërë një penallti Serbisë dhe tash ata po e shfrytëzojnë”.

Sipas opinionistit Taulant Kryeziu, taksa ka pasur efektin e vetë duke mos lejuar të vazhdoj një dialog, rezultati i të cilës po shkonte drejt një marrëveshje ku hynte edhe shkëmbimi i territorit. Kryeziu tha se kur klasa politike e pa që taksa po pranohet nga qytetarët, nxitonin se cila parti t’i merrte kreditë. Ndërsa, kur filluan reagimet ndërkombëtare, politika e PDK-së ndryshoi duke kërkruar pezullimin.

“Kur ndërroi loja në terren, PDK ka dal me një qëndrim që të pezullohet e AAK ta mbaj qëndrimin e vetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat