Avdullah Hoti i drejton një kërkesë interesante Ramush Haradinajt, lidhet me territorin

Aktuale

Avdullah Hoti i drejton një kërkesë interesante Ramush Haradinajt, lidhet me territorin

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 21:30
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti ka këshilluar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj që të udhëzoj deputetët e AAK-së të votojnë rezolutën ku thuhet se integriteti territorial i Kosovës është i pacënueshëm.

Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se kur kjo rezolutë e opozitës u hodh në votim më 4 shtator 2018, nuk u votua as nga AAK e as nga Nisma.

Më poshtë postimi i Hotit pa ndërhyrje:

Argumentohet gjeresisht nga analiste te respektuar se z.Haradinaj, permes mbajtjes ne fuqi te takses 100%, e ka parandaluar arritjen e nje marreveshjeje me Serbine, e cila mund te perfshinte korrigjimin e kufirit dhe, rrjedhimisht, cenimin e integritetit territorial te Kosoves.

Por, me lejoni te perkujtoj te gjithe per nje fakt. Rezoluta e opozites, e dates 4 shtator 2018, me nje pike te vetme ku thuhej se “Integriteti territorial i Kosoves eshte i pacenueshem dhe askush, e as Presidenti i vendit, nuk mund te dialogoje per territorin e Republikes se Kosoves” nuk u votua nga AAK dhe Nisma, edhe pse publikisht u paten deklaruar se e mbeshtesin.

Pasneser, ne seancen e radhes, kjo rezolute eshte ne rend dite. Nese z.Haradinaj e ka seriozisht, atehere duhet t’i udhezoje deputetet e AAK-se te votojne kete rezolute. Eshte kaq e thjeshte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat