Kurti kalon natën në QKUK, Liburn Aliu e shoqëron

Aktuale

Kurti kalon natën në QKUK, Liburn Aliu e shoqëron

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 21:44
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shtrirë në QKUK përkatësisht në Klinikën Infektive për shkak të një infeksioni. 

Mediat vendore kanë qëndruar në Kliniken Infektive për të mësuar më shumë rreth shëndetit të Kurtit, mirëpo askush nga mjekët nuk ka dëshiruar të flas. 

Ndërkohë pasditen e sotme, ish-drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Arben Vitia ka njoftuar se analizat e bëra kanë treguar se nuk është asgjë serioze, por që Kurti është ende në spital.

Ai ka treguar se pavarësisht dëshirës së Kurtit që të dalë sot nga spitali, atij i duhet të qëndroj deri nesër.

Deputeti Liburn Aliu është parë teksa hynte në Kliniken e Infektive për ta parë bashkëpartiakun, mirëpo qasja për të tjerët ka qenë e pamundur nga sigurimi i rreptë i Klinikës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat