Gaxherri: Thaçi ka hyrë në pazare shumë të rrezikshme me Serbinë e me Rusinë

Aktuale

Gaxherri: Thaçi ka hyrë në pazare shumë të rrezikshme me Serbinë e me Rusinë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 23:49
Besa Gaxherri

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka kundërshtuar planin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë.

Gaxherri ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se Thaçi “ka hyrë në pazare shumë të rrezikshme me Serbinë, me Rusinë, dhe me Mogherinin në BE”.

Sipas Gaxherrit, Thaçi “po punon çdo ditë” për ta realizuar planin e tij, që sipas saj, do të sillte ndarjen e Kosovës.

Prekja e kufijve, ka vlerësuar Gaxherri, do ta hapte “Kutinë e Pandorës”.

Plani i Thaçit është “rrezik shumë i madh për Kosovën, dhe kjo gjë duhet të mbyllet një herë e përgjithmonë”, ka deklaruar deputetja e LDK’së. 

Luftë mund të shkaktohet nëse hapet tema e kufijve, ka parashikuar Gaxherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat