Zeka ka një pyetje publike për kolegët e tij deputetë

Aktuale

Zeka ka një pyetje publike për kolegët e tij deputetë

Nga: N.H Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 10:26
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një pyetje publike në lidhje më kontrollin e cilësis së asfaltit në vend.

Ai thotë se Kosova për momentin ka agjenci koti, të cilat sipas Zekës po ia hanë buxhetin Kosovës.

Ja postimi i tij:

Pse nuk kemi Agjencion per kontrollin e asfaltit?!

Kosova i ka per momentin 65 Agjenci koti, te cilat ia hane bugjetin Kosoves. Rrafshe gjysma do duhej mbyllur qe neser.

Po linde pyetja: -Pse nuk kemi nje Agjencion qe kontrollon cilesine e asfaltit? A nuk shkojne 60 perqind e parase publike pikerisht ne asfalt?!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat