Hoxha: Sundimi i ligjit është sfidë për Evropën juglindore

Aktuale

Hoxha: Sundimi i ligjit është sfidë për Evropën juglindore

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 10:43
Foto

Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm nga shpallja e Pavarësisë, duke fuqizuar sundimin e ligjit, tha Hoxha, proces që prek të gjitha vendet e rajonit.

“Forcimi i sundimit të ligjit është detyra kryesore e Kosovës në veçanti dhe vendet e Evropës Juglindore. Vetëm duke forcuar sundimin e ligjit, ne mund të shpresojmë për një bashkëpunim më efektiv midis vendeve të BE-së dhe vendeve të Evropës Juglindore në kontekstin rajonal”, potencoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se Qeveria e Kosovës ofron gjithë mbështetjen e mundshme për institucionet e drejtësisë si dhe reformat në këtë sektor, në përputhje me standardet e BE-së.

Sfidat në sektorin e sundimit të ligjit në Kosovë, mbeten të ngjashme për të gjitha vendet e Evropës Juglindore, kryesisht në çështjet e zbatimit efikas të ligjit, vonesave për procedurat gjyqësore dhe luftës kundër krimit e korrupsionit, vuri në dukje Ministrja Hoxha dhe shtoi se BE ka ofruar mbështetje për sundimin e ligjit në Kosovë, por ende është sfidë.

“Është me rëndësi vendimtare që investitorët të jenë të vetëdijshëm se siguria e brendshme dhe sundimi i ligjit janë efikase. Reformat e fundit të ndërmarra nga qeveria e Kosovës janë një hap premtues drejt përmirësimit të sundimit të ligjit”, potencoi Ministrja dhe shtoi se procedurat gjyqësore vonojnë për çështjet civile dhe tregtare, vonesa të cilat kanë ndikim negativ për investimet.

Ministrja e vlerësoi se çdo ndihmë që mund të ketë Kosova në procesin integrues është e mirëpritur, duke ftuar pjesëmarrësit për diskutim rreth përvojave të tyre. Pas diskutimeve konstruktive, për këtë proces, Ministrja i falënderoi panelistët dhe debatuesit për bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat