Gjonaj: Gjithmonë marrëdhënie të forta me SHBA-të, nuk jam në Kosovë për taksën

Aktuale

Gjonaj: Gjithmonë marrëdhënie të forta me SHBA-të, nuk jam në Kosovë për taksën

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:00

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj priti sot në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të New York-ut Mark Gjonaj dhe delegacionin shqiptaro-amerikan.

Haradinaj ka thënë se kanë biseduar për shumë tema me rëndësi për shqiptarët ku do që jetojnë.

Kryeministri Haradinaj tha se ka nderin ta nderojë Gjonajn me dekoratën e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, e motivi është lartësimi i vlerave kombëtare.

Haradinaj: Motivacioni për këtë nderim është lartësimi I vlerave shqiptare

“Motivacioni për këtë nderim është lartësimi I vlerave shqiptare ku do që janë, pra të kombit tonë, por veçanërisht lartësimi i vlerave shqiptare në Amerikë. Mark Gjonaj është i zgjedhuri I popullit në New York. Kemi biseduar shumë tema, prej shqetësimeve për punët e Kosovës, punëve të shqiptarëve ku do që jemi. E kemi edhe një situatë festive me 3 mars votojnë shqiptarët për Këshillin e Tuzit, I ftojmë shqiptarët të votojnë të gjithë, njëkohësisht i ftojmë edhe institucionet e Malit të Zi, që me iu gëzua këtij suksesi të shqiptarëve në Tuz. Ne shqiptarët në Ballkan ende kemi nevojë për njerëzit tonë në Amerikë”,ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, tha se është një nder i veçantë prania e tyre sot në Kosovë. Gjonaj ka thënë se zemërgjerësia dhe sinqeriteti i kryeministrit janë të mëdha, mirëpo nuk ka dashur ta komentoj refuzimin e vizës për kryeministrin Haradinaj nga ana e SHBA-ve.

Gjonaj po ashtu tha se dialogu i tyre do të vazhdojë, ku do t’i diskutojnë interesat e agjendës kombëtare, të ardhmen e Kosovës por si më të rëndësishme- marrëdhëniet mes Kosovës dhe komunitetit amerikano-shqiptar, ku do të ndërtohen një urë e palëkundshme për të ndërtuar të ardhmen, për shqiptarët kudo në botë.

Image

Gjonaj: Kosova duhet vet të përcaktoj të ardhmen

“Marrëdhënia mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është e fortë dhe gjithnjë do të jetë e fortë, dhe asgjë s’mund ta cenojë këtë marrëdhënie që kemi dhe fuqinë tonë. Sa i përket gjendjes momentale lidhur me opinionet e bashkësisë ndërkombëtare… Duhet të rritemi në këtë aspekt dhe këto janë dhimbje të rritjes, por Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të fillojë së vepruari në mënyrë të pavarur, pa përzierjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe forcave të jashtme. Duhet të luftojë për vete, të mendojë për vete dhe të përcaktojë vetë të ardhmen”, theksoi Gjonaj.

Ai ka thënë se nuk është sot në Prishtinë me mision nga ShBA për heqje të takës ndaj Serbisë.

Gjonaj: Jemi këtu për të vazhduar së ndërtuari marrëdhëniet me udhëheqësit tanë

“Jam këtu me një delegacion për të vazhduar së ndërtuari marrëdhëniet që kam me udhëheqësit tanë. Do të takohem me të gjithë udhëheqësit tanë gjatë këtyre ditëve. Kemi një konferencë për media nesër për të përmbyllur takimet dhe bisedat tona. Jam këtu për të festuar për Kosovë, pavarësinë e Kosovës, të arriturat e saj dhe punën që kemi së bashku, si dhe mënyrën si do të mbërrijmë atje duke u fokusuar në agjendën tonë kombëtare për të forcuar bashkimin”, tha ai.

***

Kryeministri Ramush Haradinaj priti sot në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të New York-ut Mark Gjonaj dhe delegacionin shqiptaro-amerikan.

Haradinaj ka thënë se kanë biseduar për shumë tema me rëndësi për shqiptarët dhe se shqiptarët ende kanë nevojë për Amerikën.

Kryeministri Haradinaj tha se ka nderin ta nderojë Gjonajn me dekoratën e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, e motivi është lartësimi i vlerave kombëtare.

‘Mark Gjonaj është i zgjedhur i popullit në New York. Kemi biseduar shumë tema, prej shqetësimeve të punëve në Kosovë, e kemi edhe një situatë festive, me 3 mars votojnë shqiptarët e Tuzit, i ftojmë të gjithë shqiptarët me votu. Ne ende shqiptarët në Ballkan kemi nevojë për njerëzit tanë në Amerikë që vazhdojmë të qëndrojmë bashkë”, tha Haradinaj.

E anëtari i Këshillit Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj ka thënë se është nder për të që sot ndodhet në Kosovë, në vigjilje të 11- vjetorit të pavarësisë së vendit.

Gjonaj ka theksuar nevojën për vazhdimin e dialogut me Serbinë, ndërsa shtoi se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve janë dhe do të jenë gjithmonë të forta.

“Është nder i madh që jam këtu, pasioni dhe emocionet që kisha kur eca në sheshet e Prishtinës, dhe të jesh në mes të këtyre njerëzve është diçka që do e kujtoj shumë vjet. Ne biseduam edhe për vazhdimin e dialogut sepse është në interes të Kosovës, kjo ndihmon në ndërtimin e të ardhmes për të gjithë shqiptarët në botë. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-ve janë të forta dhe gjithmonë do të jenë. Kosova është vend i pavarur dhe po vepron si i tillë”, tha Gjonaj.

Ai ka thënë se nuk është sot në Prishtinë me mision nga ShBA për heqje të takës ndaj Serbisë.

***

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj dhe delegacionin shqiptaro-amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat