Haradinaj takon një delegacion shqiptaro-amerikan

Aktuale

Haradinaj takon një delegacion shqiptaro-amerikan

Nga: Z.B. Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:33
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se ka takuar, Këshillin Bashkiak të Neë York City, Mark Gjonaj, dhe delegacionin e shqiptaro-amerikanëve, përcjell “Bota sot”.

Ai tha se, një bashkëbisedë të hapur për zhvillimin në Kosovë pozitën dhe rolin e faktorit shqiptar në gjeopolitikën ballkanike, u pajtuam se ruajtja e unitetit për të drejtën dhe të vërtetën tonë garanton avancimin e interesave tona në rajon dhe më gjerë.


Postimi i plotë:
 

Nder i veçantë ta pres anëtarin e Këshillit Bashkiak të Neë York City, Mark Gjonaj, dhe delegacionin e shqiptaro-amerikanëve. Në një bashkëbisedë të hapur për zhvillimet në Kosovë, pozitën dhe rolin e faktorit shqiptar në gjeopolitikën ballkanike, u pajtuam se ruajtja e unitetit për të drejtën dhe të vërtetën tonë garanton avancimin e interesave tona në rajon dhe më gjerë. Shqiptarët, si pjesë e vizionit euro-atlantik, janë jetësisht të angazhuar për stabilitet dhe paqe të përhershme.

Kosova është zotuar që lidhja dhe dashuria e ndërsjellë e shqiptarëve të forcohet dhe miqësia e përhershme me aleatët të ruhet si pasuri e jona më e çmuar. Për lartësimin e vlerave shqiptare kudo në botë, z. Mark Gjonaj i dhurova Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
RH

 

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat