Ministrat e brendshëm kroat e slloven premtojnë mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Aktuale

Ministrat e brendshëm kroat e slloven premtojnë mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:15
Foto

Në takim mes ministrit Mustafa dhe homologut të tij kroat, në mes të tjerash u diskutua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit, marrëveshjet e bashkëpunimit me policinë dhe fushën e forenzikës.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje bilaterale në mes të Kosovës dhe Kroacisë për njohjen e patentë- shoferëve.

Ndërsa, në takim me ministrin e Brendshëm të Sllovenisë, z. Boshtjan Poklukar, u diskutua lidhur me marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve në fushën e sigurisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin policor në mes të dyja vendeve.

Në të dy takimet ministri Mustafa mori përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat