Kjo është gjendja shëndetësore e Albin Kurtit, mjekët japin detaje të reja

Aktuale

Kjo është gjendja shëndetësore e Albin Kurtit, mjekët japin detaje të reja

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:19
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kaluar ditën e dytë në Klinikën Infektive për shkak të një infeksioni gripal.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani tha se Kurti është pranuar të martën me gjendje shëndetësore të ngarkuar me probleme në frymëmarrje, dhimbje të trupit, ethe e temperaturë.

Por Ramadani ka sqaruar se pas intervenimit të stafit mjekësor gjendja e Kurtit është stabile. Mjekët kanë konstatuar se lideri i VV-së nuk është infektuar me gripin e përhapur kohëve të fundit i tipit A, por me një ftohje në mushkri, ka sqaruar Ramadani.

“Gjendja shëndetësore është e mirë. Ju e dini është pranuar ditën e djeshmit në orët e paradites me një situatë shëndetësore të ngarkuar me disa probleme në frymëmarrje kështu zënie fryme, dhimbje të trupit kështu me ethe dhe temperaturë”.

“Falë intervenimit mjekësor angazhimit që është bërë sikurse edhe rastet e tjera gjendja është e mirë stabil. Temperatura veç se i ka ra tash e ka 38, 37.8 nuk është shumë alarmante për neve”.

Kurti nesër do të lirohet për në shtëpi, ka sqaruar Ramadani, duke shtuar se ai ka këruar që edhe sot të dal nga spitali, mirëpo i duhet ende trajtim, shkruan EO.

“Parametrat vital janë stabil, analizat laboratorike janë të mira dhe poashtu nuk është vërtetuar se këtu kem të bëjmë me virusin ose prekjen e virusit A, por është një ftohje e mushkërive që ne në mjekësi e quajmë pleomoni e anës që djathtas të mushkërive e cila është duke trajtuar me një terapi dhe po besoj që gjatë ditës ose eventualisht nesër ai do të del nga klinika me gjendje shëndetësore të mirë”.

“Nëse ecuria e sëmundjes është kësisoj unë shpresoj që deri nesër do të lirohet në gjendje të mirë. Ai ka tregu që po ndihet mirë, dhe mund të dal sot, por ne i kemi parimet tona e kemi rregullat tona dhe nesër ai do të dal nga reparti i mjekimit inensiv se gjendja e tij ka shënuar përmirësim”.

Në këtë Klinikë janë aktualisht duke u trajtuar 11 raste, kurse një rast është në gjendje më të rëndë.

“Me sëmundjen gripale që është akutale, e kemi poashtu situatën e mirë të kontrollime, momentalisht janë diku 11 raste të cilët trajtohen nga sëmundja e gripit me të gjitha simptomat e sëmundjes analizat laboratorike etj. dhe për momentin situata e tyre është e mirë në përjashtim të një rasti i cili është pranuar ditën e mbrëmshme është në një gjendje shëndetësore të rëndë dhe është vendosur në intensiv ose në reanimacion dhe është duke u monitoruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat