Tahiri: Çështjen e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë jemi duke e shtruar në një rrafsh tejet serioz

Aktuale

Tahiri: Çështjen e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë jemi duke e shtruar në një rrafsh tejet serioz

Nga: Z.B. Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:07
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se, jam mirënjohës ndaj shoqërisë civile për debatin e shëndoshë dhe konstruktiv në raport me temat që shtrohen për sistemin e drejtësisë dhe perspektivat për përmirësimin e mëtejmë të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Sot, kishim një mëngjes pune, ku diskutuam për rregullimin e fushës së deklarimit të pasurisë dhe mandatit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka shkruar Tahiri., përcjell “Bota sot”

Sipas Tahiri, me politikat e reja, deklarimi i pasurisë do të rris transparencën, integritetin dhe parandalimin e konfliktit të interesit dhe korrupsionit.

“Çështjen e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik jemi duke e shtruar në një rrafsh tejet serioz dhe premtues, që institucioneve tona do t’i sigurojë rritje të transparencës, integritetit dhe parandalimin e abuzimit, konfliktit të interesit dhe korrupsionit. Kemi konsensus të plotë që në ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë, do të ndryshojnë dhe shtohen subjektet deklaruese, forma e deklarimit dhe instrumentet për verifikimin e të dhënave të deklaruara. Çdo pozitë që ushtron autorizime publike e që mund të jetë subjekt i përfitimit të paligjshëm, duke qenë në konflikt interesi, apo duke përfituar shumëfish nga buxheti i taksapaguesve tanë, do jetë subjekt i deklarimit të pasurisë” ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat