Mark Gjonaj, shembull i integrimit të shqiptarëve në perëndim

Aktuale

Mark Gjonaj, shembull i integrimit të shqiptarëve në perëndim

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:47
Mark Gjonaj dhe Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim asamblistin shqiptar të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike, arritjet e Kosovës në shumë fusha dhe sfidat që ajo ka para vetes.

Veseli e konsideroi të një rëndësie të veçantë integrimin dhe depërtimin e shqiptarëve në jetën politike e institucionale të vendeve perëndimore në të cilat jetojnë dhe veprojnë.

Kreu i Kuvendit tha se rasti i Mark Gjonajt është shembulli më i mirë i këtij integrimi, kjo edhe falë mundësive që shteti amerikan u jep të gjithë shtetasve të tij.

Veseli shtoi se shqiptarët në Amerikë vazhdojnë të shërbejnë si një urë e fuqishme lidhjeje midis SHBA-ve dhe vendeve prej nga vijnë.

Ai tha se diaspora vazhdon të mbetet një prej aseteve kryesore të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, ndërsa theksoi nevojën për gjetjen e mënyrave për investim më të madh në Kosovë të ndërmarrësve shqiptarë në diasporë.

Asamblisti Mark Gjonaj, nga ana e tij, e njoftoi kryeparlementarin Veseli për punën dhe angazhimet e tij në jetën politike amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat