Mobilizohet policia, identifikohen dy të dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit në Prishtinë

Aktuale

Mobilizohet policia, identifikohen dy të dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit në Prishtinë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 14:53
A.J

Ende pa u bërë dy orë nga vrasja e 27 vjeçarit A.J, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, media mëson se Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar.

Identifikimi i të dyshuarve (B.G dhe BG, emrat e njohur për redaksinë) u bë fal mobilizimit të shpejtë të Policisë së Kosovës dhe e njëjta po punon për lokalizimin sa më të shpejtë të tyre.

Media do t’iu mbaj të informuar edhe për personat tjerë që dyshohen se janë përfshirë në këtë rast.

Kujtojmë se ky person u vra rreth orës 11:30 me armë zjarri derisa po qarkullonte me veturën e tij në lagjen e ashtuquajtur ‘Kolovicë’.

Nga plagët e thella, ai nuk mundi t’iu mbijetoj atyre dhe ndërroi jetë menjëherë. Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dal ekipet policore, mjekësore dhe Forenzika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat