Tomë Gashi: Vrasësit e Arstritit, i’a pamundësuan Arsës ta festoj ditëlindjen e babit të saj

Aktuale

Tomë Gashi: Vrasësit e Arstritit, i’a pamundësuan Arsës ta festoj ditëlindjen e babit të saj

Nga: A.M. Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:52
Astrit Dehari, Tomë Gashi

Tomë Gashi, avokati i rastit të Astrit Deharit ka thënë se ende nuk ka rezultate nga hetimet dhe për këtë nuk jep përgjegjësi për vrasjen e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Përveç tjerash, përmes një postimi në Facebook, Gashi ka publikuar edhe një fotografi me rastin e ditëlindjes së Astritit duke shkruar se “Vrasësit e Arstritit, i’a pamundësuan Arsës ta festoj sot ditëlindjen e babit të saj”.

Postimi i plotë:

ASTRIT DEHARI DO TI MBUSHTE 29 VITE.

Kanë kaluar mbi 844 ditë nga vrasja e Astritit, dhe ende askush nuk jep përgjegjësi për vrasjen e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Kanë kaluar mbi 844 ditë dhe Prokurorët nuk munden ta mbyllin rastin ashtu siç kërkohej prej tyre, edhe pse ata deklaroheshin publikisht herë se e kanë mbyllur rastin, dhe herë se do ta mbyllin rastin për 15 ditë.

Kaluan mbi 387 dite që nga dërgimi i rastit në Qendren Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrrës për hetime të pavarura dhe ende nuk kemi rezultate nga këto hetime.

Ata të cilët e vranë Astritin kishin vetem një arsyje, Astriti ishte aktivistë i dalluar i Lëvizjës VETËVENDOSJE! dhe ishte i paraburgosur pa asnjë bazë për çështje krejtesisht politike.

Vrasësit e Arstritit, i’a pamundësuan Arsës ta festoj sot ditëlindjen e babit të saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat