Thaçi takon delegacionin shqiptaro-amerikan

Aktuale

Thaçi takon delegacionin shqiptaro-amerikan

Nga: Z.B Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:24
Foto nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar komunitetit shqiptaro-amerikan, përcjell “Bota sot”.
Thaçi ka thënë se Mark Gjonaj, si dhe me miqtë e tjerë shqiptaro-amerikanë, sot biseduam për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.
Ai ka shkruar se, lirinë dhe pavarësinë, kur kishim nevojë, veprimtarët tanë në SHBA e kishin mision ndërkombëtar. Tash, dy dekada pas çlirimit dhe më shumë se një dekadë pas pavarësisë, misioni i tyre vazhdon, por këtë radhë për ta forcuar dhe integruar në familjen e madhe euroatlantike


“Gjithmonë janë kënaqësi takimet me veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan. Me anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, si dhe me miqtë e tjerë shqiptaro-amerikanë, sot biseduam për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Lirinë dhe pavarësinë, kur kishim nevojë, veprimtarët tanë në SHBA e kishin mision ndërkombëtar. Tash, dy dekada pas çlirimit dhe më shumë se një dekadë pas pavarësisë, misioni i tyre vazhdon, por këtë radhë për ta forcuar dhe integruar në familjen e madhe euroatlantike. Në emër të Republikës së Kosovës, delegacionin e sotëm shqiptaro-amerikan e falënderova për ndihmën e pareshtur që kanë dhënë për shtetin dhe popullin tonë”, shkruan Thaçi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat