Reshitaj ngushëllon familjen e Krenarit thotë se, Qeveria e ka obligim për të krijuar ambiente pune dhe mirëqenie të sigurtë

Aktuale

Reshitaj ngushëllon familjen e Krenarit thotë se, Qeveria e ka obligim për të krijuar ambiente pune dhe mirëqenie të sigurtë

Nga: Z.B Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:59
Foto nga vizita në familjen e Krenar Jeminit

Albena Reshitaj, këshilltare e Kryeministrit Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka shkuar për ngushëllime në familjen e  Krenar Jeminit, me rastin e vdekjes tragjike në vendin e punës, përcjell “Bota sot”.

Ajo ka thënë se, Krenari ka qenë një djalë shembullor dhe shumë punëtor. Atë e njoha edhe personalisht përmes të rinjëve të familjes sime të cilët e kishin shok e kolegë të mirë që si të rinjë e entuziast provonin të punonin e fitonin vetë paranë.

Postimi i plotë

Sot isha për ngushëllime në fshatin Mushtisht të Komunës së Therandës, në familjen Jemini me rastin e vdekjes tragjike në vendin e punës të birit të tyre, të riut Krenar Jemini. Krenari ka qenë një djalë shembullor dhe shumë punëtor. Atë e njoha edhe personalisht përmes të rinjëve të familjes sime të cilët e kishin shok e kolegë të mirë që si të rinjë e entuziast provonin të punonin e fitonin vetë paranë.

Si Qeveri e kemi obligim moral e ligjor për të krijuar ambiente pune dhe mirëqenie me të sigurtë për të gjithë qytetarët e vendit. Zoti u dhashtë forcë të gjithë familjarëve, miqëve e shoqërisë për ta tejkaluar këtë dhimbje. A.R

 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat