Ndahen 1.5 milionë për “Shtëpinë Bardhë” të Kosovës

Aktuale

Ndahen 1.5 milionë për “Shtëpinë Bardhë” të Kosovës

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:44
Presidenca

I pari i shtetit shumë shpejt pritet të bëhet me zyrë të re. Mbi 1 milionë e 500 mijë euro do të investohen nga shteti në dy vitet e ardhshme për ndërtimin e këtij objekti. Por, ndonëse janë ndarë mjetet për këtë, ende nuk është caktuar lokacioni ku do të vihet themeli i kësaj zyre. Aktualisht, nuk dihet as sa do të jetë kostoja e saktë e këtij projekti e as kohëzgjatja.

Ideja për ndërtimin e një zyre për Presidentin e Kosovës mund të shkojë përpara në 2 vitet e ardhshme pasi tashmë për të janë ndarë mbi 1 milion e 500 mijë euro.

Kohë më parë një darkë në Shtëpinë e Pacollit në Hajvali krerët e shtetit ishin marrë vesh që institucionet e vendit të ndërtohen në Hajvali, madje për këtë ata ishin dakorduar që Mabetexi i Pacollit t’i kryej ndërtimet.

Në Ministrinë e Administratës Publike deklarojnë se për ndërtimin e zyrës së presidentit deri tani janë ndarë mbi 1 milionë euro.

Zëdhënësi për media në MAP, Zeqir Bekolli i ka thënë se për ndërtimin e kësaj zyre deri tash janë ndarë 1 milionë e 500 mijë euro, ku 500 mijë euro pritet të investohen vetëm gjatë këtij viti.

Por, ndonëse disa herë ishte përmendur se kjo zyrë do të ndërtohet në Hajvali, Bekolli thotë se ende nuk është caktuar lokacioni ku do të ndërtohet zyra e të parit të shtetit.

Vetëm thotë se për këtë janë në kontakt të përhershëm me Presidencën dhe se shumë shpejt pritet të vendoset.

“MAP-i e ka në buxhet për vitet 2019-2021, për projektin “ Ndërtimi i ndërtesës se Zyrës së Presidentit “ shumën prej 1,500.000.00€. Për këtë qëllim, MAP-i është në kontakt të përhershëm me Zyrën e Presidentit dhe shumë shpejt pritet të vendoset edhe për lokacionin e përshtatshëm ku do të ndërtohet Zyra e Presidentit. Tash për tash janë disa opsione në diskutim”, ka thënë Bekolli.

Por, më shumë informata për ndërtimin e kësaj zyre ende nuk dihen.

Madje, në MAP ende nuk e dijnë se sa parashihet të jetë kostoja e saktë e këtij projekti e kohëzgjatja.

“Aktualisht nuk dihet kostoja e saktë e projektit, sepse projekti gjendet në fazën fillestare. Përveç kësaj, nuk dihet edhe kohëzgjatja e projektit”, thuhet në përgjigjet e Bekollit drejtuar Gazetës Express.

Por, përveç Zyrës së Presidentit, investime pritet të behën edhe për kompleksin e ri qeveritar.

Qeveria e Kosovës ka paraparë që brenda vitit 2019, të investojë 150 mijë euro në kompleksin e ri qeveritar në Hajvali.

Para gjatë këtij viti do të ndahen edhe për ndërtimin e ndërtesës përcjellëse të AKI’së. Gjithsej 600 mijë euro pritet të ndahen për këtë qëllim.

Ndërsa, për ndërtimin e ndërtesës përcjellëse të AKI-së, do të investojë 600 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat