Sali Salihu thotë se Glauk Konjufca ia kishte konfirmuar se kishte qenë në SHIK

Aktuale

Sali Salihu thotë se Glauk Konjufca ia kishte konfirmuar se kishte qenë në SHIK

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 18:21
Sali Salihu

Shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pati thënë se nëse Dardan Molliqaj, arrin që ta sjellë një dëshmitar për të vërtetuar se ai ka qenë pjesë e ShIK-ut, ai do ia zgjatë dorën.

Madje, Konjufca pati shkuar edhe më larg. Kishte thënë se deputeti Sali Salihu, nuk pranon që të thotë se Konjufca, ka qenë në ShIK.

“Le te sjellë Salihun. Shumë pajtona nëse vjen ai. Por, dyshoj shumë që vjen ai”, kishte thënë Konjufca.

Por, deputeti Salihu, mbrëmë ka thënë se ishte vetë Konjufca, ai i cili ia ka pranuar atij kohë më parë se kishte qenë pjesë e ShIK-ut, që është udhëhequr nga kryetari i tanishëm i Kuvendit, Kadri Veseli.

Salihu, ka thënë se në korridore të Kuvendit, në një bisedë private, kohë më parë, Konjufca, kishte thënë se ka qenë pjesë e ShIK-ut.

“I thash Glauk, përnjëmend ke qenë në ShIK a? Tha po kam qenë shumë herët…”, ka thënë deputeti i PSD-së, Sali Salihu.

Gjithçka kishte nisur në një seancë të Kuvendit, në të cilën ndodhi një përplasje mes deputetit Glauk Konjufca dhe atij të PSD-së Dardan Molliqaj.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj kishte thënë se ka bërë një zbulim për ish- partiakun e tij Glauk Konjufcen. Molliqaj thoshte se Konjufca ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës.

“Glauku prin s’di sa e dini po Glauku u kanë në PDK në AAK tash është në VV, unë e ftojë Glauk Konjufcen qysh 1 vjet ditë ka qenë në ShIK këtë e kam marr vesh. Mirë është me kallxu ti edhe tjerët një ka një që jeni kanë në ShIK e po du me ta pa moralin edhe etikën”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa për këtë deklaratë Konjufca i është përgjigjur Molliqaj duke i thënë se “i pranoj pretendimet e Dardanit nëse ka fakte për këtë shpifje”, ka thënë Konjufca.

Pas kësaj, shefi i deputetëve të VV-së, ka dorëzuar “padi për shpifje”, kundër Dardan Molliqajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat