Gani Koci, Donika Kadajt: Mos rrej, Veseli nuk është pro ndryshimit të kufijëve të Kosovës

Aktuale

Gani Koci, Donika Kadajt: Mos rrej, Veseli nuk është pro ndryshimit të kufijëve të Kosovës

Nga: N.Sh Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 19:02
Gani Koci dhe Donika Kadaj

Anëtari i PDK-së, Gani Koci, i ka reaguar deputetës së AAK-së, Donika Kadajt, e cila është prononcuar në lidhje me ndryshimin e kufijve.

Ish deputeti i Kosovës, Koci, ka theksuar se Kadri Veseli nuk ka folur kurrë për ndyshimin e kufijve.

"Donikë mos rrej amani t’koftë!

Kadri Veseli kurr nuk ka folë pro ndryshimit te kufijëve të Kosovës!

Sigurisht partia jote ta ka fshehur dokumentin e PDK-së, lidhur edhe me dialogun, kufijtë, taksen…, dokument i adresuar te të gjitha subjektet politike dhe qendrat nderkombëtare të vendosjës!", shkruan Kocai, transmeton gazeta "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat