Kurti në spital, i telefonon Thaçi, harroi “armiqësinë”?

Aktuale

Kurti në spital, i telefonon Thaçi, harroi “armiqësinë”?

Nga: N.Sh Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 19:59
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Profesori dr. Binak Maxharraj, i ka komentuar raportet e presidentit Hashim Thaçi me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Maxharraj thekson se, presidenti Thaçi është interesuar për shëndetin e Kurtit.

Sipas tij, raportet e tyre gjithmonë kanë qenë të tensionuara, përshkak të politikave të ndryshme.

Por pas sëmundjes së Kurtit, Maxharraj thotë se, Thaçi i harroi “armiqësitë” dhe i telefonoj Kurtit, duke i uruar shërim të shpejt.

Ja postimi i plotë:

THAÇI INTERESOHET PËR SHENDETIN E KURTIT?!

Gjithmonë raportet partiake dhe personale midis Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit me liderin e LVV kanë qenë të tensionuara për shkak të politikave te ndryshme rreth zhvillimeve në Kosovë, bile edhe nuk duroheshin mes veti.

Por këto ditë kur Albin Kurtit iu keqësua diçka gjendja shëndetësore dhe u deshtë te shtrihet në Klinikën Infektive sepse u konstatu se kishte probleme me ftohjen e mushkërive.

Por, Presidenti Hashim Thaçi për një çast i harrojë të gjitha "armiqësitë" më Kurtin dhe i telefonoj atij shërim te shpejtë, qe më pastaj të fillojnë përsëri betejën politike"armiqësore" midis tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat